Përndoqi ish-të dashurën dhe i dogji makinën, kapet 30-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 09:35 | Kronikë

Përndoqi ish-të dashurën dhe i dogji makinën, kapet

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka vënë në pranga një 30 vjeçar në Laç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Donald Martinaj për të cilin gjykata e Riminit në Itali ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për përndjekje, kanosje dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

Martiaj akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizua shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos