Asgjësohen mbi 3400 bimë kanabis në Malësinë e Madhe, në kërkim babë e bir

Nga A2 CNN
1 Shtator 2024, 13:13 | Kronikë

Asgjësohen mbi 3400 bimë kanabis në Malësinë e Madhe,

Mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje janë sekuestruar nga policia pasi u zbuluan në një banesë, në fshatin Kasnec të Malësisë së Madhe.

“Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si  dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjësimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestrimi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boçeje. Konkretisht  në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në afërsi të banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.”

Për këtë rast u shpall në kërkim 66-vjeçari dhe djali i tij 17 vjeç. Po ashtu gjatë kontrollit policia asgjësoi 3459 bimë kanabis, të cilat u gjetën të kultivuara në parcela në fshatrat Pult, Shosh, Postribë, Kelmend dhe njësinë administrative Shllak.

“U asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u  asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi. Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës  u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos