Dhunuan bashkëshortet, pranga dy personave në Dibër e Mat

Nga A2 CNN
15 Qershor 2024, 09:11 | Kronikë

Dhunuan bashkëshortet, pranga dy personave në Dibër e Mat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat, kanë parandaluar dy konflikte që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.

Pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një shtetas në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna dhe vunë në pranga shtetasit: A. H., 56 vjeç, banues Burrel; dhe D. K., 39 vjeç, banues në Peshkopi.

Sipas Policisë në mënyrë të përsëritur, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshorteve të tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos