Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Durrësit.
Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia njofton se “rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)