Digjet banesa në Bulqizë, rrezikohen banorët

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 11:05 | Kronikë

Digjet banesa në Bulqizë, rrezikohen banorët

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Bulqizë, duke vënë në rrezik jetën e personave që jetonin brenda saj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Fushë Bulqizë në banesën e shtetasve L. D. dhe S. D., të cilët fatmirësisht raportohet të kenë dalë nga shtëpia pa lëndime.

Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë amortizimi i rrjetit elektrik të objektit, ndërkohë që policia e ka referuar ngjarjen si aksidentale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos