Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 10:28 | Kronikë

Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri pa leje në automjet, raporton A2 CNN.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gabriel Tuga, 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç”, tha policia.

Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos