Digjet baraka në Shkodër, humb jetën 80-vjeçari

Nga Senad Nikshiqi
22 Janar 2026, 14:56 | Kronikë

Digjet baraka në Shkodër, humb jetën 80-vjeçari

Një 80-vjeçar u dogj nga flakët e zjarrit në Shkodër. Zjarri përfshiu një barakë të vjetër ku ai jetonte në kushte tejet të mjerueshme. Mësohet se shtetasi Sefer Balina ka pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Sapo ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, i dëmtuari u dërgua me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar për shkak të plagëve të rënda që ka dhe djegies të një shkalle të tretë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë janë ende të paqarta arsyet e këtij zjarri që përfshiu barakën ku ai jetonte. Kanë qenë komshinjtë ata që kanë evidentuar flakët dhe menjëherë kanë lajmëruar zjarrfikësit që erdhën duke bërë shuarjen e vatrës së zjarrit. Po ashtu komshinjtë telefonuan edhe shërbimin kombëtar të urgjencës dhe një ambulancë bëri transportimin drejt spitalit të Shkodrës fillimisht të Sefer Balinës i cili më pas u dërgua drejt Tiranës.

Forcat zjarrfikëse janë duke hetuar lidhur me shkakun e këtij zjarri në këtë vend. Shtetasi 80-vjeçar mësohet se është babai dy djemve ndërsa vuan nga probleme të shëndetit mendor. Prej kohësh qëndronte në këtë barakë të vjetër ndërsa gatë gjithë kohës mblidhte mbeturina dhe i grumbullonte afër këtij vendi të vogël ku qëndronte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos