5 të plagosur në Durrës, përplasen 2 makina

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 11:32 | Kronikë

5 të plagosur në Durrës, përplasen 2 makina

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një mjet tjetër në rrugën “Ankona”, që drejtohej nga shtetasi A. I.

Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjerë, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan në banesat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos