Përfshihet nga flakët një ambient në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.
Dyshohet se shkak është bërë një masë elektrike.
Ambienti i përfshirë nga flakët është një ambient lojrash kompjuterike për të rinj.
Policia dhe zjarrfiksja shkuan në vendngjarje për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Në momentin e zjarrit ka pasur disa të rinj brenda, të cilët kanë dalë jashtë pa pësuar lëndime. (A2 Televizion)