Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës përfundojnë në Spitalin e Traumës

Nga Igli Çelmeta
2 Tetor 2025, 11:22 | Kronikë

Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, në Kamëz. A2 CNN mëson se dy nxënës janë plagosur me thikë jashtë ambienteve të shkollës, pas një konflikti.

Po ashtu bëhet me dije se nxënësit që kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thika janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos