Gjykata e Posaçme shtyu për më 14 tetor seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "grup të strukturuar kriminal" në dosjen "Sterilizimi".
Beqaj ishte prezent në sallë, por shtyrja u kërkua nga avokati i tij, që pretendoi se i nevojitej më shumë kohë për të verifikuar nëse të gjitha aktet e dosjes i janë vënë në dispozicion nga gjykata, shkruan A2 CNN.
Ish-ministri Beqaj gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e "Sterilizimit" në një gjykim të zakonshëm. (A2 Televizion)