Një nga dy 16-vjeçarët që mbetën të plagosur në sherrin me thika që ndodhi pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
A2 CNN mëson se 16-vjeçari me iniciale B.T. ndodhet në gjendje kritike pasi plagët që ka marrë në gjoks janë të thella, duke i prekur mushkëritë.
Ndërkohë 16-vjeçari tjetër me iniciale A.L. është në gjendje stabël. Ai po ashtu ka marrë plagë në gjoks, por janë jo kërcënuese për jetën.
Sipas asaj që A2 CNN mëson, sherri fillimisht ka nisur brenda në oborrin e shkollës dhe më pas adoleshentët kanë dalë jashtë murit rrethues dhe janë zënë me thika. Në konflikt janë përfshirë rreth 5 nxënës. (A2 Televizion)