I vuri tritolin një servisi në Krujë, kapet autori

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 10:43 | Kronikë

I vuri tritolin një servisi në Krujë, kapet autori

Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Krujës pasi dyshohet se është autori i vendosjes së një sasie tritoli në një servis makinash, ngjarje që ndodhi 4 ditë më parë.

Si rezultat i hetimeve, është arrestuar shtetasi E.Sh. pasi për shkaqe ende të paqarta vendosi një sasi të vogël lënde plasëse në servisin e A.G.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar, teksa autorit të dyshuar iu sekuestrua motori dhe celulari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos