Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin që Policia e Shtetit dhe SPAK po zhvillojnë në Durrës. A2 CNN mësohet se operacioni ka për objekt dy grupe kriminale të dyshuar si të përfshirë në vrasje dhe tjetërsim të pronave.
Mes urdhër arresteve, një është për Aleksandër Lahon (alias Pëllumb Muharremi) i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, pas dyshimeve për tjetërsim masiv pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.
Urdhra arresti janë miratuar edhe për Vullnet Muçën, Vlash Draxhin dhe Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume.
Ndërkohë SPAK ka siguruar një tjetër masë "arrest në burg" për Astrit Avdylaj, i cili ndodhet në paraburgim për krime të tjera të rënda dhe për Aldo Avdylajn si të dyshuar për vrasje. (A2 Televizion)