Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet penalisht 55-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 09:53 | Kronikë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 53 500 euro, që u gjetën pas një kontrolli në çantën e shtetasit A. Xh., të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit, raporton A2 CNN.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, tha policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos