Djegia e pallatit pranë QSUT-së, lirohen nga qelia 4 të arrestuarit

Nga Armand Bajrami
17 Prill 2026, 13:12 | Kronikë

Djegia e pallatit pranë QSUT-së, lirohen nga qelia 4 të

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit "detyrim paraqitje" për 4 të arrestuarit për zjarrin te pallati afër farmacisë numër 10, raporton A2CNN. Togat e zeza liruan nga qelia menaxheren e marketit Razie Sula, administratorin e pallatit Agron Cara, inxhinierin e ndërtimit Enver Ademi dhe administratorin e kompanisë që realizoi fasadën e kompleksit, Altin Fortuna. 

Nga zjarri 7 persona u dërguan në spital, mes tyre edhe zjarrfikës që punuan për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. 

Në vijim të veprimeve, policia të mërkurën arrestoi katër persona dhe vendosi nën hetim edhe katër të tjerë, lidhur me shkelje të rregullave të sigurisë dhe përgjegjësitë për ngjarjen. Ndërkohë, ndërtuesi i pallatit është shpallur në kërkim policor, pasi do të merret në pyetje.

Nga verifikimet e fundit të kryera në terren rezulton se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke prekur në total rreth 70 apartamente në këtë pallat 12-katësh.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos