
Një mësues është gjetur i pajetë në fshatin Marjan, në njësinë administrative Gorë të Bashkisë Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, ai është konstatuar pa shenja jete në rrugë, pas përfundimit të procesit mësimor. Dyshohet se ka pësuar infarkt teksa po shkonte drejt automjetit.
Mësuesi, me inicialet A.B., ishte nga rrethi i Devollit dhe vuante nga probleme shëndetësore. Ai përshkonte çdo ditë në këmbë një distancë prej rreth 20 kilometrash për të shkuar në shkollë.
Familjarët kanë njoftuar policinë pas mungesës së tij në banesë. Trupi pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekzaminime të mëtejshme. (A2 Televizion)