Do shiste një armë zjarri, kapet i riu që ishte me masë arresti

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 09:04 | Kronikë

Do shiste një armë zjarri, kapet i riu që ishte me masë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës për të shitur armë zjarri. 

Në kuadër të operacionit “Flagranca”, u kap në flagrancë 26-vjeçari P. B., aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. 

Vihet në pranga dhe një 37-vjeçar që dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin, për të shitur armën. Në momentin e ndalimit, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe tentoi të largohej. 

Sipas policinë, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin G. B. dhe pasagjer shtetasin P. B.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit P. B., një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi G. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos