
Pas reagimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë, A2 CNN u interesua pranë autoriteteve policore për më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.
Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN se autori i veprimit dyshohet të jetë një vajzë e maskuar, e cila ka dalë nga turma e protestuesve, ka hequr flamurin e Izraelit dhe më pas është rikthyer sërish mes protestuesve.
Sipas të njëjtave burime, personi ende nuk është identifikuar.
Ndërkohë A2 cNN ka siguruar pamje të vajzës e cila shihet teksa heq flamurin e ambasadës së Izraelit.
Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm, që nuk lidhet me të drejtën për protestë paqësore, por me nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës, që bien ndesh me vlerat demokratike dhe traditën shqiptare të respektit dhe bashkëjetesës.
MEPJ ka shprehur gjithashtu solidaritet me Ambasadën e Izraelit dhe ka riafirmuar angazhimin e Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike. (A2 Televizion)