Dosja "McGonigal", 6 orë në SPAK për Agron Nezën

Nga Armand Bajrami
22 Janar 2024, 19:20 | Kronikë

Agron Neza, i cilësuari si “personi A” në dosjen hetimore “McGonigal” të drejtësisë amerikane, qëndroi për gjashtë orë në SPAK. Në dalje ai nuk pranoi të komentojë arsyen e thirrjes, duke thënë “pyesni prokurorët pse isha në SPAK”.

Burime jozyrtare bënë me dije se Neza dha shpjegime për llogari të hetimit të SPAK mbi kallëzimin e bërë një vit nga Gazment Bardhi, ku akuzon Ramën se ka paguar ish-agjentin e FBI me qëllim stisjen e pagimit të parave ruse për lobim nga PD.

Sipas dosjes hetimore amerikane, Neza i ka dhënë një shumë prej 225 mijë euro ish-agjentit të FBI McGonigal, shumë që nuk është deklaruar nga ky i fundit.

Për të njëjtën çështje në muajin nëntor dha shpjegime për disa orë në SPAK ish-zyrtari Dorian Duçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos