Shtyhet për në datën 19 maj seanca paraprake e dosjes "Partizani".
GJKKO ka shtyrë seancën për dosjen “Partizani” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të akuzuarit e tjerë për në datën 19 maj, ora 11:30, shkruan A2.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për dyshimet për korrupsion dhe shkelje të ligjit.
(A2 Televizion)