Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e ish-Kënetës, tek rruga “Vëllazërimi”. Sipas të dhënave paraprake, dy të mitur janë aksidentuar nga një automjet tip “Benz”, ndërsa po lëviznin me monopatinë në këtë aks, raporton gazetarja e A2.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)