Policia ka identifikuar dhe është vënë në kërkim të autorit të plagosjes mbrëmjen e kaluar në qendër të qytetit të Korçës.
Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.
Ky shtetas për motive të dobëta ka qëlluar me thikë shtetasin E. Sh, 40 vjeç/
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)