Kryebashkiaku i Devollit dhe pika e karburantit, SPAK jep pretencën

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2025, 10:03 | Kronikë

Kryebashkiaku i Devollit dhe pika e karburantit, SPAK jep pretencën

Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar  gjykatës dënimin me 1 vit burg të  kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro, nën akuzë për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, Duro duhet të fajësohet për "shpërdorim detyre". Duro, i cili u hetua e gjykua pa masë sigurie nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht SPAK kërkoi konvertimin e dënimit në 3 vite shërbim prove. Ndërkohë që ndaj tij prokuroria kërkoi dhe 5 vjet heqje të të drejtës për të ushtruar funksione.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë të pandehur, Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Eduard Duro akuzohet për licencimin e një pike karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos