Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, është paditur sërish në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për "shpifje" dhe "fyerje".
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se deputeti është paditur nga Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A.
Shorti ka përcaktuar për shqyrtimin e çështjes gjytaren Etleva Deda, ndërkohë që pritet të përcaktohen edhe datat për seancat gjyqësore, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë më herët Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Bardhin, i kallëzuar për “shpifje të kryer botërisht”.
Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet, shkruan A2 CNN.
Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyrë. (A2 Televizion)