Droni fluturon mbi burgun e Peqinit, hedh celularë iPhone dhe kokainë

Nga Belinda Ruçaj
13 Shtator 2024, 08:28 | Kronikë

Një dron në fluturim është konstatuar brenda burgut të Peqinit. Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmin. 

Pas kontrollit janë gjetur të hedhur dy telefona iPhone, 8 fisha karikuesi, 31 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa, siç raporton A2.

Bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka urdhëruar gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qelitë e të burgosurve.

Ky është droni i dytë në burgun e Peqinit pas atij që shkaktoi ngjarjen e Sokol Mjacajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos