Arrestohet mësuesi në Rrajcë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse

Nga Belinda Ruçaj
17 Prill 2025, 10:07 | Kronikë

Një mësues është arrestuar të mërkurën nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku punonte, raporton A2 CNN.

A2 CNN mëson se mësuesi F.H., i cili jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Ali Hana” në Rrajcë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës, K.M dhe E.B, përkatësisht në klasë 8 dhe 9.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos