Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Durrës, pasi posedonte armë zjarri tip pistoletë me vete.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, të akuzuar për moskallëzim krimi, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë, me krehër me municion luftarak dhe materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadow".
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje.
Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadoë", ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)