Dy aksidente me lëndime këmbësorësh në Pogradec, policia thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative

Nga Artin Halili
7 Korrik 2024, 12:51 | Kronikë

Dy aksidente me lëndime këmbësorësh në qytetin e Pogradecit.

Aksidentet kanë ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, aty ku dhe trafiku i lëvizjeve të mjeteve në fundjavë është shumë i madh.

Në të dyja rastet këmbësorët kanë qenë duke lëvizur nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur janë goditur nga mjetet por për fatin e mirë nuk kanë pasur probleme serioze për këmbësorët.

Në aksidentin e parë tregohet nga pamjet se si një furgon mallrash, përplas biçikletën. Nga kamera e sigurisë së një biznesi dallohet qartësisht se drejtuesi i furgonit i cili ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, nuk ka parë krahun e rrugës për të evituar aksidentin dhe as nuk ka mdaluar në shenjën STOP.

Në përparësi ka qenë biçikleta që vinte nga rruga e Korçës, ndërsa furgoni e ka marrë përpara, por fatmirësisht pa e lënduar rëndë.

Policia rrugore gjatë sezonit turistik, në veçanti në fundjavë, u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të përdorin më shumë rrugët alternative të këtij qyteti përfshi dhe unazën për të ulur fluksin e lëvizjeve dhe shmangur aksidentet e tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos