“Dy fishekë luftarakë”- Sherri te zyra e Partisë së Tom Doshit në Tiranë, vjen reagimi i Policisë

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 14:56 | Kronikë

“Dy fishekë luftarakë”- Sherri te zyra e Partisë

Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur mes disa personave te zyra e Partisë Social Demokrate në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar, dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.  

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos