Dy shtetas rrahin familjarët e tyre brenda Gjykatës së Tiranës

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 12:12 | Kronikë

Dy shtetas rrahin familjarët e tyre brenda Gjykatës së

Dy shtetas, një 30-vjeçar dhe një 55-vjeçare kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kanë dhunuar familjarët e tyre.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të arrestuarit i dhunuan familjarët brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit D. L., 30 vjeç, dhe N. L., 55 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 14:20, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos