E dyta herë në 3 ditë, Beleri lë qelinë, kërkon liri me kusht në gjykatë

Nga Çaku Tafa
31 Korrik 2024, 09:19 | Kronikë

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm qelinë e burgut për t’u paraqitur në gjykatën e Fierit, ku u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.

Në seancën e parë që u zhvillua më 25 korrik, nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit. Edhe në seancën pasardhëse Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit për t’u kthyer sërish në burgun e sigurisë së lartë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Edhe kësaj radhe, kërkesa e Fredi Belerit për lirimin me kusht është shtyrë për datën 2 shtator. Drejtoria e Burgjeve ka dorëzuar më në fund raportin për Belerin, sipas avokatit Geni Gjyzari.

Avokati ka deklaruar se burgjet janë në varësi të kryeministrit, i cili, "për shkak të frikës nga zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Himarë, ka urdhëruar që Beleri të mos lirohet".

Seanca është shtyrë gjithashtu për shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarit.

"Fatkeqësisht, Beleri do të vazhdojë të vuajë dënimin deri në kthimin e gjyqtarit", shprehet avokati Geni Gjyzari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos