All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E kishte mbushur makinën plot me fishekzjarrë, "kapet mat" 60-vjeçari në Morinë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2023, 10:57 | Kronikë
All - Paragraf - 1

E kishte mbushur makinën plot me fishekzjarrë, "kapet mat"

Një 60-vjeçar është arrestuar në Morinë, pasi tentoi që të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara. Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.

All - Paragraf - 3

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Touran”, me drejtues shtetasin M. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos