"Pse s'më hap rrugën?", plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Korçë, disa të rinj sherr jashtë lokalit ku ishin dehur

Nga Artin Halili
10 Dhjetor 2023, 10:12 | Kronikë
"Pse s'më hap rrugën?", plagoset me armë zjarri
Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Korçë, pas një sherri për motive të dobëta që ka nisur në ambientet e një lokali dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku për pasojë një 33-vjeçar u plagos në këmbë me armë zjarri, ndërsa një tjetër me sende të forta.

Sipas informacioneve të A2 CNN mësohet se personat e përfshirë në sherr kanë qenë të dehur, ndërsa sherri ka nisur pas një debati mes palëve, teksa njëri prej tyre i ka thënë tjetrit "pse s’më hap rrugën" në dalje të lokalit. Më pas, ata janë takuar jashtë dhe njëri prej tyre nxori armën dhe e ka plagosur 33-vjeçarin.

Policia ka shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po merr në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Po ashtu është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë: U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Igli Hoti, 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi Artan Qershori, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Si rezultat i veprimeve të  para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos