Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, Hakim Lipe 75 vjeç ka ndërruar jetë, i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit, shkruan A2 CNN.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se traktori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë. (A2 Televizion)