E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 10:34 | Kronikë

E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën,

Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. A2 CNN raporton se policia është njoftuar që babai ka goditur me thikë vajzën. Mesohët se Mikel Ndoj ka goditur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit i cili ka ndërhyrë në momenitn që babai ka plagosur me thikë vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12. Nuk dihen ende rrethanat apo motivi i këtij krimi. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos