E rëndë në Elbasan! Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia dhe zjarrfikësja ndërhynë për nxjerrjen e trupit

Nga Belinda Ruçaj
13 Nëntor 2025, 21:00 | Kronikë

E rëndë në Elbasan! Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krastë të Elbasanit, ku një grua është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin. A2 CNN raporton se rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.

Menjëherë janë lajmëruar polumbarët, të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit. 

Sipas asaj që mëson A2 CNN, gruaja është rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar dhe dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

Trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit. Ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur. 

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupit shumë e vështirë për shkak të ujit të rrëmbyer, pas reshjeve të ditëve të fundit dhe errësirës. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos