I dehur në timon shkaktoi aksident, AMP arreston punonjësin e policisë në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 20:17 | Kronikë

I dehur në timon shkaktoi aksident, AMP arreston punonjësin e

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos