E rëndë në Fier, një grua bie nga kati i shtatë i një pallati

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 13:16 | Kronikë

E rëndë në Fier, një grua bie nga kati i shtatë i

Një grua ka rënë nga kati i shtatë i një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia në Fier.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ajo ka marrë lëndime të shumta trupore dhe për fat të keq ka ndërruar jetë.

Ajo u transportua me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të qytetit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ku dha edhe frymën e fundit.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos