Përplasje për epikrizën, autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit drejt paraburgimit të Kavajës

Nga Armand Bajrami dhe Ornela Joti
26 Nëntor 2024, 12:52 | Kronikë

Përplasje për epikrizën, autori i dyshuar i vrasjes së

Autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Martin Canit pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë do të transferohet në paraburgimin e të miturve në Kavajë.

Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vënë në dijeni Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës një informacion për shkelje ligji për një mjek te spitalit privat ku po kurohej 14-vjeçari. Drejtoria e Burgjeve pretendon se nuk është vënë në dispozicion ekspertiza e të riut.

Ndërkohë, në një reagim për A2 CNN, Spitali Hygea, ka bërë të ditur se do të ketë një qëndrim zyrtar për pretendimet e Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa theksohet se mjeku ka ndjekur të gjithë protokollin, ndërsa epikriza i është vënë në dispozicion, duke mohuar pretendimet e Drejtorisë së Burgjeve.

Më pas, Drejtoria e Burgjeve ka bërë të ditur se ekspertiza e lëshuar nga mjeku ka qenë “mjekim ambulator”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos