Përndoqi dhe i hapi profile false në rrjetet sociale një vajze, arrestohet 45-vjeçari

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 09:39 | Kronikë

Përndoqi dhe i hapi profile false në rrjetet sociale një vajze,

Një person është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për përndjekjen e një vajze.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese dhe e përndiqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2”, u ndalua shtetasi G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.    

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.  

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos