Tentoi të përdhunonte të miturën, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Nga A2 CNN
1 Shtator 2024, 12:19 | Kronikë

Tentoi të përdhunonte të miturën, lihet në burg

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 71-vjeçarin Pëllumb Lamçe, i cili u kap duke tentuar të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur, në një kënd lojërash në fshatin Sheqeras të Maliqit.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 01.09.2024 ora 11:00 seanca me objekt: "Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit P.L i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 100/1 dhe 22 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas.”

I moshuari u arrestua pas denoncimit të familjarëve të vajzës 9 vjeçe, me këtë të fundit që u shpëtua nga një banore e zonës, e cila pa Lamçen teksa tentonte ta zhvishte të miturën, raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos