
Të tjera detaje janë zbardhur mbi ekzekutimin e Selami Hasanit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 09:40 në oborrin e banesës së të ndjerit, në lagjen "1 maji". A2CNN mëson se i plagosur si pasojë e të shtënave ka mbetue edhe nipi i viktimës Jakup Selami. Ky i fundit ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Autorët kanë përdorur një fuoristradë tip "Volvo", ngjyrë të bardhë", gjatë kryerjes së krimit. Fill pas të shtënave me armë zjarri ata janë larguar nga vendngjarja. 23 vite më parë i ndjeri Selami Hasani u dënua për vrasjen e një familjari të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. Selami Hasani ishte liruar nga bugu në vitin 2022, pasi kishte kryer dënimin.
"Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Fierit.
(A2 Televizion)