Zbardhen detaje të reja nga operacioni atidrogë në Gramsh

Nga Igli Çelmeta
23 Nëntor 2026, 08:51 | Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga operacioni atidrogë në Gramsh

Një operacion i zhvilluar nga Prokuroria dhe Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me AMP-në, ka goditur një grup të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike në zonën e Gostimës. Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 gramë kokainë dhe hashash, si dhe janë vënë në pranga disa persona.

A2 CNN mëson se për hetimin janë përdorur metoda proaktive, ndërsa kontrollet dhe veprimet hetimore vijojnë. Në fazën fillestare, dyshimet ishin për përfshirjen e efektivëve të Policisë së Gramshit dhe Elbasanit në aktivitetin kriminal. Por, nga vëzhgimet në terren, përgjimet dhe verifikimet e kryera, nuk rezultoi implikimi i ndonjë punonjësi policie.

Prokuroria pritet të thellojë hetimet edhe për dosjen e dy të dyshuarve, T.H. dhe R.H., të cilët ishin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por dyshohet se vijonin shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të hetimeve do të verifikohet zbatimi i masës së sigurisë, kontrollet e ushtruara nga shërbimet e policisë, si dhe kontaktet e të dyshuarve me personat që dyshohet se u siguronin drogën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos