
Selami Hasani është vrarë sot me armë zjarri në qytetin e Fierit, pak kohë pasi kishte dalë nga burgu.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
23 vite më parë Hasani u dënua për vrasjen e një familjari të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga policia për të dhënë më shumë detaje mbi vrasjen. (A2 Televizion)