Një shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi, teksa gruaja e tij ka mbetur e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 të natës në rrugën “Messolongiou”. Viktima ndodhej në një makinë me gruan e tij kur papritur autori i cili ishte në motoçikletë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave, shqiptare ka mbetur i vdekur, ndërsa gruaja e plagosur lehtë.
Mediat greke njofton se burri 32 vjeç jetonte me gruan 37 vjeçe pranë vendit ku ndodhi vrasja, teksa nuk kanë precedent të mëparshëm penal në shtetin helen. (A2 Televizion)