“Ndihmë, ndihmë”, detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi: Fëmija pa gjithçka

Nga A2 CNN
9 Maj 2024, 22:43 | Kronikë

“Ndihmë, ndihmë”, detaje nga vrasja e shqiptarit në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në Greqi ku mbeti i vdekur një 32-vjeçar shqiptar, e ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se çifti kishte shkuar në park për të marrë fëmijën e tyre. Në ato momenti, teksa çifti priste i vetëm në makinë, autori me një motoçikletë ka qëlluar me breshëri arme dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste "ndihmë, ndihmë". Erdhën për të marrë fëmijën që luante”, përshkruan një dëshmitar okular.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet që çuan në ekzekutimin e të riut në shtetin Helen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos