Policia e Durrësit ka zbuluar detaje të reja të vrasjes makabre dhe tentativës për fshehjen e kufomës së 62 vjeçarit Enver Balla nga djali i tij Esmerald Balla.
Grupi i hetimit ka bërë me dije se është identifikuar dhe arrestuar një tjetër person që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së të atit për të fshehur trupin e viktimës pas ekzekutimit me armë tip pistoletë,
Sakaq, bëhet e ditur se Esmerald Balla ka pranuar autorësinë e vrasjes së të atit, por burimet pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se e ka motivuar këtë vrasje me kushtet e vetëmbrojtjes, duke pretenduar se kishte qenë babai i tij i pari që i kishte drejtuar armën.
Konflikti mes babait dhe të birit dyshohet se kanë qenë një shumë e kursimeve të tyre që i biri pretendon se babai do t’i harxhonte me një tjetër grua. (A2 Televizion)