I ndoqën hap pas hapi, zbardhet dinamika e atentatit në "Don Bosko"

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 11:50 | Kronikë

I ndoqën hap pas hapi, zbardhet dinamika e atentatit në "Don

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e së mërkurës në lokalin në "Don Bosko" ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Sipas burimeve për gazetarin Julian Kasapi, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës, kjo për faktin se autorët e kanë pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati.

Kjo tregon se ata ishin të mirë informuar se objektivi i tyre do të ulej në lokal. 2 të plagosurit kanë ardhur dhe janë ulur në verandë gjatë kohës që autorët i prisnin në afërsi. Nga kamerat e sigurisë, autorët kanë lëvizur me automjet për t'u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën.

Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë, sapo kalon Kamzën.

Në Qerekë autorët kanë studiuar zonën më parë se ku do të digjej automjeti pasi zona nuk ka mbulim me kamera sigurie. Ndërkohë targa që ka qenë i pajisur automjeti i autorëve i përket një makine në Valias të Kamzës. Këto targa janë të dubluara dhe nuk ka pasur denoncim për vjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos