Familja shqiptare përfshihet në një aksident në Athinë, humb jetën gruaja

Nga A2 CNN
1 Gusht 2024, 19:10 | Kronikë

Familja shqiptare përfshihet në një aksident në Athinë,

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të enjte në Greqi, ku u përfshi një familje shqiptare me banim në Athinë.

Sipas të dhënave paraprake, makina ku udhëtonte familja shqiptare doli nga rruga Ioniane në zonën Agrinio.

Nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti Vasil Prifka.

Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë zjarrfikësit dhe 3 ambulanca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos